Petrit Vasili nuk njeh Ulsi Manjan dhe pyet: Kush është ky?!

Shqipëria

Petrit Vasili nuk njeh Ulsi Manjan dhe pyet: Kush është ky?!

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 21:29
Petrit Vasili

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja,  i kërkoi sot Prokurorisë të zbardhë mënyrën si u publikuan përgjimet nga Bild. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, kur pyet të japë një koment rreth kësaj deklarate, u shpreh: Kush është ky?

I ftuar në RTV Ora, ish-deputeti thotë se Manja nuk përfaqëson asgjë përveç padrejtësisë.

Petrit Vasili: Kush është ky? Nuk e njoh fare, nuk përfaqëson asgjë. Përfaqëson padrejtësinë, mënyrën sesi shqyhet dhe bëhet copa-copa reforma në drejtësi. Praktikisht sot bunkerizohet e vërteta. Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ndalon dot asnjë media shqiptare. Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe gjithë prokuroritë janë për tu ndaluar pas hekurave se pse kaq vite këto dosje jo vetëm nuk zbardhen por duhen marrë masa që të bunkerizohen, e vërteta të mos dalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat