Gazetari Çollaku: Dosja "339" kërkon hetim ndërkombëtar - Bota Sot
Gazetari Çollaku: Dosja "339" kërkon hetim ndërkombëtar

Shqipëria

Gazetari Çollaku: Dosja "339" kërkon hetim ndërkombëtar

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 21:47
Basir Çollaku

Gazetari, Basir Çollaku, i ftuar në RTV Ora  deklaroi se dosja "339" kërkon hetim ndërkombëtar.

Duke folur pas përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane Bild, ai thotë se prokuroria shqiptare ka pasur mjaftueshëm kohë për ta zbardhur këtë çështje, por nuk ka vepruar.

Çollaku: Uroj që prokuroria të mos bëjë kërkesë për dëmshpërblim për Dakon, në këto rrethana edhe këtë mund ta përceptopjmë se mund të ngjasë. Përgjimet janë marrë konform procedurës. Kemi ardhur në një moment kur mësojmë se zyrtarisht bordi i mafias që përbëhet nga bashkiakë, ministra, kryeministër, deputetë, emëron administratën, drejtues policie, drejtues prokurorie dhe këta i thonë atyre të gjithë shef.

 Shkojnë raportojnë aty, flasin aty, marrin vendimet aty. Këta janë njerëz që menaxhojnë dhe pasuritë publike, tenderat, koncesionet, paratë, pronat.Të gjitha duhet të marrin vulën te këta nëse duhet  të shkojnë te i zoti i caktuar.Kush është në pushtet? Kjo dosje meriton një hetim ndërkombëtar, jo më kombëtar.Kanë pasur kohë të mjaftueshme në të cilën nuk kanë vepruar institucionet shqiptare dhe duke qenë të përfshirë vetë në këto mosveprime, besueshmëria e tyre për ti shkuar deri në fund çështjes nuk ka më kohë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...