Nga figura, pasuria dhe hetimet e kryera, problemet që i dolën kandidatit të parë për SPAK. Sipas DSIK, ai …

Shqipëria

Nga figura, pasuria dhe hetimet e kryera, problemet që i dolën kandidatit të parë për SPAK. Sipas DSIK, ai …

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 09:34
Kandidati i parë për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion

Kandidati i parë për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, i cili u përball dje me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Shkëlzen Cena, rezultoi me probleme në të tri kriteret e rivlerësimit.

Në nisje të seancës dëgjimore, Komisioni bëri të ditur se hetimi për Cenën, fillimisht, kishte përfunduar vetëm në kriterin e pasurisë, por me kërkesën e prokurorit, hetimet ishin rihapur sërish për të marrë dy dëshmi, sa i takon një prej problematikave të ngritura për pasurinë e tij. E ndërsa KPK rihapi hetimin, duke marrë provat e kërkuara nga Cena, hetimi në dy kriteret e tjera, sipas raportit të Komisionit, kishte konstatuar problematika të tjera, për të cilat prokurori është ngarkuar me barrën e provës.

Në nisje të seancës dëgjimore, Komisioni bëri të ditur se hetimi për Cenën, fillimisht, kishte përfunduar vetëm në kriterin e pasurisë, por me kërkesën e prokurorit, hetimet ishin rihapur sërish për të marrë dy dëshmi, sa i takon një prej problematikave të ngritura për pasurinë e tij. E ndërsa KPK rihapi hetimin, duke marrë provat e kërkuara nga Cena, hetimi në dy kriteret e tjera, sipas raportit të Komisionit, kishte konstatuar problematika të tjera, për të cilat prokurori është ngarkuar me barrën e provës.

 

“Pas disa muaj hetimesh, KPK vendosi të mbyllë procesin e rivlerësimit vetëm për pasurinë, por pas shpjegimeve dhe kërkesave të subjektit, vendosëm rihapjen e hetimit për të tria kriteret”, tha relatorja. Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit ka dorëzuar një raport pozitiv për prokurorin, por kanë qenë hetimet e thelluara ato që kanë konstatuar problematika në kriterin e pasurisë.

“ILDKPKI ka konstatuar se deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin. Ka burime të ligjshme dhe nuk ka fshehur pasurinë”, lexoi relatorja. Sipas Komisionit, prokurori ka në pronësi të tij një apartament në Kukës të deklaruar me vlerë 600 mijë lekë, me burim kursimet e familjes. Ndërkohë, ka rezultuar se në deklaratën veting është deklaruar 600 mijë lekë, por në deklaratën vjetore është deklaruar 500 mijë lekë. Pasaktësi për këtë pasuri është vërejtur edhe në deklarimin e burimit, një herë deklarohen kursimet e prindërve, ndërsa një herë tjetër të ardhurat nga rroga. Vetë prokurori ka pretenduar se pasaktësitë kanë qenë lapsus dhe ai e ka saktësuar atë në vitin pasardhës.

Në seancën dëgjimore, pati diskutime edhe për një marrëveshje me shtetasin me inicialet B.D., për blerjen e një apartamenti. Në këtë kontratë thuhej se i ka dhënë në dorë këtij të fundit, shumën 28 mijë euro. Sipas Cenës, ai nuk e ka paguar këtë shumë dhe se ka qenë një lapsus i noterit të marrëveshjes. Ndërkohë, relatorja bëri të ditur se kjo aktmarrëveshje nuk ishte deklaruar në deklaratën e vitit 2006.

“Krijohen dyshime se subjekti nuk ka pasur mundësi për të paguar këstin prej 28 mijë eurosh për të blerë apartamentin sipas aktmarrëveshjes”, tha relatorja. Vetë Cena ka pretenduar se apartamenti nuk është blerë sepse nuk ishte arritur dakordësia për çmimin. Për problematikat e konstatuara janë marrë edhe dy dëshmi, të noteres dhe personit me të cilin është bërë marrëveshja, në përfundim, tha KPK, ka rezultuar se nuk përputhen deklarimet e dëshmitarëve. Hetime janë kryer edhe për një makinë në emër të bashkëshortes, blerë për 1 milion lekë në përdorim nga subjekti.

Si burim i kësaj pasurie është deklaruar një kredi në vitin 2009. “Janë nënshkruar dy kontrata shitblerjeje nga bashkëshortja e subjektit. Një kontratë në Tiranë dhe një në Kukës. Në deklaratën veting dhe atë periodike, subjekti ka deklaruar dhe dorëzuar kontratën në shumën 1 milion lekë, ndërsa te Drejtoria ishte dorëzuar kontrata 6 mijë euro. Në raportin fillestar, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka konstatuar se prokurori është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës. Por pas kërkesës së KPK-së për rishikimin e këtij raporti, në raportin e dytë konstatoi papërshtatshmëri për vijimin e detyrës. Sipas Komisionit, raporti është deklasifikuar pjesërisht. Kështu, nga hetimi ka dalë se ka të dhëna për disa vite, ku ngriheshin dyshime për përfshirjen në korrupsion në disa çështje penale në Kukës.

“Ngrihen dyshime për veprime korruptive, dyshohet të jetë përfshirë ne korrupsion pasiv ndaj shtetasve të proceduar për kontrabandë, duke i dënuar më gjoba të lehta, edhe pse vepra ishte e përsëritur. Prokurori ka abuzuar me detyrën për të favorizuar të pandehurin. Mund të vihet nën presion nga grupe kriminale”, lexoi prokurorja. Ndërkohë, vetë prokurori e konsideroi të pavërtetë raportin dhe tha se i ka cenuar dinjitetin e tij dhe të familjes.

KPK konstatoi problematika në hetimet e kryera nga prokurori

Në lidhje me aftësitë profesionale, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka konstatuar për prokurorin probleme në një prej dokumenteve të paraqitura nga subjekti dhe për 3 dosje që janë përzgjedhur me short. Nga hetimi ka rezultuar se për një procedim penal nuk rezulton të jenë shpjeguar arsyet se pse diskutimi përfundimtar ishte kryer në Tiranë, ndërsa procedimi penal është hetuar në Kurbin.

Në një procedim penal të 2015-s në Prokurorinë e Kurbinit, subjekti i rivlerësimit ka vendosur pushimin e tij, por në arsyetim nuk është bërë analizë për arsyet e pushimit. Më tej, KPK tha se prokurori ka marrë masën disiplinore “Vërejtje me paralajmërim për largim nga detyra” kur ishte në Prokurorinë e Kukësit, për shkak të moskryerjes së veprimeve hetimore për një procedim penal.

Në raportin e KLP-së evidentohet edhe fakti se ndaj prokurorit janë bërë katër kallëzime penale në Lezhë. Shtetasit që kanë kryer këto kallëzime kanë depozituar edhe denoncime pranë KPK-së. Komisioni ka marrë në shqyrtim dy nga denoncimet, i pari ka të bëjë me një çështje penale për shtetasin me inicialet M.K., akuzuar për kontrabandë mallrash, dënuar me gjobë. Nga shqyrtimi, KPK konstatoi se nuk janë kryer hetime lidhur me faktin nëse i akuzuari ka qenë përsëritës apo jo për të njëjtën vepër penale. KPK konstatoi se i pandehuri ka qenë i dënuar me një vit burg më herët. Çështja e dytë e trajtuar nga Komisioni është për një shtetas të akuzuar për tregtimin e mallrave kontrabandë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat