Vasili: Dosjet 339 dhe 184 bllokohen nga Rama

Shqipëria

Vasili: Dosjet 339 dhe 184 bllokohen nga Rama

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 09:37
Petrit Vasili

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së ka hedh sërish akuza në drejtim të kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme, Arta Marku, ndërsa i është rikthyer sërish çështjeve të përgjimeve për dosjen 339.

Në një postim në facebook, ai shkruan se prokurorja Arta Marku për më shumë se një vit nuk ka lëvizur fare gishtin për dosjet e nxehta, dosje këto që trazuan ujërat e politikës në vend.

Postimi

“Prokurorja e pergjithshme per nje vit e gjysem nuk leviz as gishtin per dosjen 339 dhe 184. Dosja 339 dhe 184 bllokohen me urdher te kryeministrit,qe e therret prokuroren e pergjithshme ne zyren e tij sa here do.E ka pranuar vete publikisht prokurorja qe asgje nuk ka ndodhur me dosjen 339. Edi Rama duhet te ishte larguar qe dje,
Prokurorja e pergjithshme sot. Keta pranojne te jene pecet e kembeve te krimineleve ndersa populli kurre. Ndaj te mos vonojne më asnje minute, se populli tani i ka shume te qarta gjerat….”-shkruan Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat