Zjarr në katin e 7-të të një pallati tek "21 dhjetori"

Shqipëria

Zjarr në katin e 7-të të një pallati tek "21 dhjetori"

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 09:44
Foto

Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm në një banesë në katin e 7-të të një pallati në Tiranë. Ngjarja, e cila shkaktoi panik tek banorët ndodhi në zonën e "21 dhjetorit" dhe fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Nga informacionet e para bëhet e ditur se në banesën ku ka rënë zjarri ka pasur edhe fëmijë.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëse nga ballkoni për shuarjen e flakëve.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit në banesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat