'Përgjimet e Bild', Alibeaj: Blerja e votave me bekimin e Ramës

Shqipëria

'Përgjimet e Bild', Alibeaj: Blerja e votave me bekimin e Ramës

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 14:05
Enkelejd Alibeaj

Ish deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj është shprehur se Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas publikimit të audiopërgjimeve nga Bild.

Në një deklaratë për mediat, Alibeaj tha se blerja e votave ka ardhur me 'bekimin' e kryeministrit.

Ai theksoi se Rama mbron kriminelët pasi nuk mban dot pushtetin pa krimin.

Enkelejd Alibeaj: "Me të drejtë të gjithë presin dorëheqjen e Edi Ramës. Por ai është i paparashikueshëm dhe nuk zhgënjen asnjëherë. Kryeministri i ardhur në pushtet me votat e krimit jo vetëm nuk jep dorëheqjen por po kërcënon publikisht ata që publikojnë përgjimet.

Gjithçka ka ndodhur me bekimin e tij. Nëse do ishte e kundërta do kishte dhënë dorëheqjen me dhjetëra herë.

Edi Rama nuk mendoi asnjëherë të japë dorëheqjen përpos skandaleve që prej 6 vitesh lënë Shqipërinë jashtë BE. Edi Rama i ka mbrojtur nga drejtësia për të mbrojtur pushtetin e tij.

Ai i mbron kriminelët ë tij brenda dhe jashtë politikës sepse e ka të qartë se nuk mban dot pushtetin pa krimin.

Me Edi Ramën, shqiptarët kanë vetëm një zgjidhje të bashkohen në protestën kombëtare me 8 qershor për të mos pranuar paktin e tij me krimin."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat