Protesta e ‘Unazës së Re’/ Balliu-Ramës: Më 8 qershor do t'iu tundim, do t'iu shkundim një e nga një

Shqipëria

Protesta e ‘Unazës së Re’/ Balliu-Ramës: Më 8 qershor do t'iu tundim, do t'iu shkundim një e nga një

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 20:12
Klevis Balliu

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, nga protesta e Unazës së Re, u ka bërë thirrje edhe njëherë qytetarëve ti bashkohen protestës së madhe të Opozitës që do të mbahet më datën 8 qershor përballë Kryeministrisë.

Balliu premtoi në emër të Partisë Demokratike se me ardhjen në pushtet, të gjithë drejtuesit apo efektivët e Policisë që kanë marrë pjesë në shkelje apo dhunimin e banorëve, do të përgjigjen para drejtësisë një për një,

‘Edi Rama nuk jep dorëheqjen, sepse e di fare mirë që pas dorëheqjes së tij e pret vetëm qelia e burgut.

Edi Rama është më budalla se çmendojmë ne se më Abdylajt do të mbajë pushtetin. Unë ju them vetëm kaq, meqë në përgjime keni thënë që do të na tundni.

Ne do tju tundim, do tju shkundim një nga një.

Bandat sot qeverisin në çdo qytet të Shqipërisë.

Por këta nuk hetojnë se kanë me vete Prokuorinë, Arta Marku, nuk nis hetime për danditët,  po për qytetarët.

Për të cilët ajo ka disa prova, prova të fabrikuara nga Revani Jaupi

Parti Demokratike është në krahun tuaj. Opozita e Bashkuar është me të gjithë qytetarët shqiptarë.

E pashë Edi Ramën me 400 persona në Cërrik ku ky na fliste për Kushtetutën. Ky që babai vetë pushkatoi Havzi Nelën.

Ndaj ju ftoj gjithëve më 8 qershor joo vëtëm për të zhdukur Edi Ramën nga ky pushtet por të mblidhemi bashkërisht edhe për ata djem nëne qe ky i ka futur në burg. Ata që i kanë dhunuar, ne nuk do reshtim të themi që do i fusim në dyert e burgut”, tha Balliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat