Që në minutat e para të emisionit, madje që në komentin e parë të analistit, në studio filloi debati mes Edi Ramës dhe Agron Gjonmarkajt. Ky i fundit i tha Ramës se është në hall, por përgjigja ishte e ashpër për të: “Ti je revolucionar i Lulit dhe një shërbëtor i tij”.
Rama tha se ‘në Shqipërinë, që drejtoj unë i është hapur luftë të gjithë atyre që janë pjesë e krimit. Avdylajt i kanë shërbyer Partisë Demokratike dhe kjo dihet, sepse në Shijak, Partia Socialiste nuk hynte dot”.
Për Ramën, çështja nisi nga Policia e Shtetit dhe se përgjimet dolën pikërisht nga këto hetime.