Braçe tregon emrin: Ky është prokurori që shiti përgjimet tek gjermanët e “Bild”

Shqipëria

Braçe tregon emrin: Ky është prokurori që shiti përgjimet tek gjermanët e “Bild”

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 22:03
Zv/kryeministri Erion Braçe

Zv/kryeministri Erion Braçe deklaroi edhe emrin e prokurorit që, sipas tij, ka shitur dosjen 339.

Sipas Braçes është Besim Hajdarmataj prokurori që ka marrë në dorë dosjen dhe ka shpërndarë pjesë të saj.

Braçe tha se ky i fundit nuk e ha hetuar materialin që ka marrë nga policia dhe prokurori i Kavajës, Anton Martini.

Sipas tij përgjimet e publikuara janë punë e përditshme e prokurorisë, por dikush ka bërë biznes personal me dosjen.

“Askush nuk ka hetuar. Kjo dosje ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga Policia e Shtetit nën qeverinë e PS-së dhe LSI-së në policinë e Kavajës dhe më pas në prokurorinë e Kavajës e më pas në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Hetimin e kemi nisur ne për aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike. Ajo që është publikuar deri tani nuk është i përfshirë në trafik droge asnjë nga zyrtarët e PS-së, as Vangjush Dako e as kryebashkiaku i Shijakut”, tha Braçe.

“Ne po bëjmë punën e prokurorit që ka bërë biznes, nëse më kërkoni mua mendimin tim të zbatohet dosja për secilin. Nëse ka një gjë që nuk ka ndodhur deri tani është hetimi”, tha Braçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat