‘Nesër po qe burrë mos u fshih poshtë krevatit të Avdylajve, por na prit në zyrë’

Shqipëria

‘Nesër po qe burrë mos u fshih poshtë krevatit të Avdylajve, por na prit në zyrë’

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 20:14
Klevis Balliu

Nga protesta e Unazës së Re, ish-deputeti Klevis Balliu u ka bërë thirrje edhe njëherë të gjithë qytetarëve që ti bashkohen protestës së madhe që do të mbajë Opozita e Bashkuar ditën e nesërme në orën 19.00 përballë Kryeministrisë.

“Edi Rama, Rilindja, Ertion Veliaj, e gjithë kupola kriminale është kapur nga mediat ndërkombëtare, të përgjuar më qartë se kurrë, duke kërcënuar qytetarët shqiptarët për t’u vjedhur votat, për t’u prishuar shtëpitë. Edi Rama është i zhytur në krimin e organizuar nga koka të këmbët. Sepse i duhet pushteti i Arta Markut, i Policisë së Shtetit, për të shpëtuar kokën e tij. Por që nesër qeveria e tij do të jetë qeveria e vdekur. Ne i themi sot ja ku jemi hajde tani. Nuk lëvizim ne nga ky vend, as për ty, as për policinë e drogës, deri sa qytetarët të marrin atë që u takon. Për Erion Veliaj dhe Edi Ramën, ne u themi, nuk i kemi këto çështje me fjalime. Këtë do ta shohësh nesër.

Sepse nësër nga Unaza nuk do niset vetëm qytetarët e saj, por do të niset uragani i vërtetë.

Nëse je burrë rri në zyrë, jo në krevatin e Avdylajve. Ti mor zotëri marrëdhëniet tënde e keme krimin. Ti me krimin betonizove Tiranën. Ti kje 27 vite që i shpëton drejtësisë. Tani do shkosh para drejtësië, për vjedhjen e Tiranës.

Ti kërkon dialog o i mjerë, për të negociuar për kokën tënde.

Por ne nuk negociojmë me kriminelë si puna jote

Ndaj të dashur miq, ju ftoj nëser të marrim pjesë masivisht më shumë se kurrë në revoltën më të madhe popullore që ka parë Shqipëria, me të vetmin interes, largimin e atij që ia ka nxirë faqen Shqipërisë  Nesër do të jetë morti i Rilindjes.” tha Balliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat