Përgjimet, Basha: Dako i rënë politikisht, duhet të kishte ikur dhe nga PS

Shqipëria

Përgjimet, Basha: Dako i rënë politikisht, duhet të kishte ikur dhe nga PS

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 21:49
Ilustrim

Basha: Nga pikëpamja morale për mua Vangjush Dako është i rënë. Përveç dorëheqjes ai duhet të kishte ikur nga PS si anëtar Kryesie apo kordinator i zgjedhjeve. Në aspektin ligjor do të presim prokurorinë nëse janë nxjerrë ato listat e punëtorëve të Ujësjellësit të PD dhe këta do ti bënin presion për tu kthyer nga PD në PS.

Ndërsa, Arion Sulo, shprehet se Rama dhe qeveria janë të interesuar për ta varrosur këtë çështje pasi janë më të dëmtuarat nga publikimi i përgjimeve.

Sulo: Ai që është i interesuar për të mos u hetuar dhe varrosur kjo çështje është Kryeministri dhe qeveria. Më i dëmtuar nga këto copëza dosjesh është qeveria.Në përgjimet që priten ka persona të tjerë që janë kapur në përgjime me trafikantë. Rama po bën sikur nuk e ka lexuar dosjen, i intereson të bëjë sikur nuk ka përgjime.Ngjarja ka një fakt të ri, Dako që thoshte Astritin, Niçen dhe Altinin i kisha vetëm votues e kthejnë nga rruga para zgjedhje. Ai tha unë e falenderojsha. Për çfarë, për votën që të dha? Për çfarë e falenderon para zgjedhjeve?

Lista e punonjësve të Ujësjellësit është rasti më flagrant sesi grupi kriminal merr në dorë listën e votuesve dhe u bën presion. Alo Niçe thotë shumë dhe për këtë duhet një qëndrim, qëndrim të cilin ai e filloi duke e lëshuar butë Dakon.Reagimi i Ramës është zero,Vangjush Dako është në shtabin elektoral.Pa ardhur te qeveria e përkohshme dhe një dorëheqje e Ramës, kjo situatë kërkon zgjidhje politike, shtator, më tej zgjedhje të parakohshme. Por së pari hiq të akuzuarin kryesor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat