Detaje/ 30 mijë dollarë për të shkuar në Kanada, kush është mashtruesi i ekstraduar nga Belgjika. Aktivitetin e ushtroi bashkë me të…

Shqipëria

Detaje/ 30 mijë dollarë për të shkuar në Kanada, kush është mashtruesi i ekstraduar nga Belgjika. Aktivitetin e ushtroi bashkë me të…

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 09:05
Ilustrim

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Londra dhe Belgjika në drejtim të Tiranës.

Dollarë

Ekstradohen nga Anglia dhe Belgjika dy shtetas të kërkuar për vepra penale në fushën e krimit ekonomik e financiar.

 

Nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Belgjika drejt Shqipërisë, i shtetasit Kreshnik Kule, 35 vjeç.

Kule ishte arrestuar nga autoritetet policore në Belgjikë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, pas informacioneve të dërguara nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Tiranës, në vitin 2016 e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky person, në bashkëpunim me të atin, në vitin 2008 kanë mashtruar një shtetas shqiptar dhe i kanë marrë shuma të konsiderueshme parash, rreth 30 mijë dollarë, duke i premtuar që do të mundësonin dërgimin e tij dhe të familjes së tij në Kanada.

Po nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Londra drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar S.P. 40 vjeç, lindur në Fier.

Ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Fierit, në mars të vitit 2018 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Falsifikim monedhash”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve ose vizave”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Manchester u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Britania e Madhe drejt vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat