“Drejt fitores së sigurtë”, Basha thirrje para protestës. Ja video që poston

Shqipëria

“Drejt fitores së sigurtë”, Basha thirrje para protestës. Ja video që poston

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 12:46
Lulzim Basha

Vetem pak ore para nisjes se protestes se madhe te opozites para Kryeministrise, kreu i PD-se, Lulzim Basha perserit thirrjen per pjesemarrje masive dhe garanton se nuk do te kete asnje hap pas drejt fitores se sigurte. 

Me nje postim ne faqen e tij ne FB, teksa bashkengjit edhe videon me spotin e protestes, thekson se “Bashkimi, pjesëmarrja dhe vendosmëria për ta çuar këtë betejë drejt fitores së sigurtë, është investimi më krenar për fëmijët, për të ardhmen e tyre dhe të cdo shqiptari”.

Postimi i Bashës:

Bashkimi, pjesëmarrja dhe vendosmëria për ta çuar këtë betejë drejt fitores së sigurtë, është investimi më krenar për fëmijët, për të ardhmen e tyre dhe të cdo shqiptari. Të rinj e të reja, studentë dhe profesionistë, pedagogë, artistë, intelektualë, mjekë infermierë dhe mësues, sipërmarrës të ndershëm dhe fermerë, pensionistë dhe të papunë, familjarë, prindër dhe bij e bija të shqiptarëve, mirësevini sonte në bashkimin popullor dhe qytetar në orën 19 në Tiranë. Asnjë hap pas! #8qershor #ShqipëriaSiEuropa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat