Kryeministria dhe Parlamenti rrethohen me gardhe metalike, ne 19:00 protesta - Bota Sot
Kryeministria dhe Parlamenti rrethohen me gardhe metalike, ne 19:00 protesta

Shqipëria

Kryeministria dhe Parlamenti rrethohen me gardhe metalike, ne 19:00 protesta

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 14:55
Gardhi

Të paktën 1300-1500 efektive policie janë vendosur në gatishmëri për të siguruar mbarëvajtjen e protestës së opozitës pasditen e sotme.

Raportohet se një numër tjetër efektivësh, përfshirë të forcave të Rendit, FSHN-së, Repartit Shqiponja dhe RENEA-s, do qëndrojnë në gatishmëri nëse do këtë një përplasje të madhe apo del situata nga kontrolli.

Efektivët janë të komisariateve të kryeqytetit por në ndihmë të tyre do vijnë dhe policë nga rrethet për të mbrojtur Kryeministrinë, Ministrinë e Brendshme, Parlamentin dhe Kryesinë e Kuvendit.

"Qe prej mbremjes se djeshme jane instaluar prane kryeministrise, parlamentit apo dhe institucione te tjera qeveritare te cilat ishin objekt i protestës herën e kaluar kanë instaluar gardhin metalik" informon RTV Ora 

Gjithashtu është bërë pastrimi i kamerave të sigurisë në shesh që shërbejnë për qartësi të aktivitetit të protestës, si edhe janë lyer shtyllat me graso që mos të dëmtohen kamerat nga protestuesit.

Protesta do të zhvillohet para kryeministrisë në orën 19:00.

Vendimi për të mbajtur protestën e sotme u mor menjëherë pas përfundimit të protestës së opozitës më 2 qershor.

Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve ti bashkohen protestave deri në largimin e qeverisë Rama.

Kreu i PD, Lulzim Basha tha se në protestën e 8 qershorit: "Nuk do kërkojnë asgjë më shumë, por nuk do të pranojmë asgjë më pak për veten se vlerat që na bashkojnë: demokraci, shtet ligjor dhe drejtësi të barabartë për të gjithë."

Ndërsa kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e sapo kthyer nga një operacion i vështirë në Itali, tha dje se protesta e shtunës nuk është as protestë e LSI-së, as e PD-së, por është një protestë e qytetarëve të Tiranës, por edhe e gjithë qytetarëve të Shqipërisë që janë të gatshëm për të ardhur dhe për të protestuar.

Kryemadhi tha se largimi i Edi Ramës do të sjellë përfundimisht largimin e tranzicionit shqiptar.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...