Gjyqtarët që liruan “Niçen”; U shkarkuan nga vettingu për pasuritë ose lidhje kriminale

Shqipëria

Gjyqtarët që liruan “Niçen”; U shkarkuan nga vettingu për pasuritë ose lidhje kriminale

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 15:14
Astrit Avdylaj

Astrit Avdylaj do ishte sot në burg nëse një trupë prej pesë gjyqtaresh të lartë nuk do ta lironin me arsye të tipit se qelia i jep stres.

Avdylaj, apo “Nicja”, personazhi qe ka tronditur politiken pasi është përgjuar duke folur për vota me politikë ishte dënuar me 16 vite burgim per vrasje.

Por në 2 mars të vitit 2016 gjyqtarët Shkëlzen Selimi, Artan Zeneli, Tom Ndreca, Edmond Islamaj dhe Guxim Zenelaj. Trupa e kryesuar nga Edmond Islamaj, në një zë liroi Avdylajn.

Vendimi është arsyetuar se të denuarit per vrasje i rrezikohet jeta, dje atij do t’i mundësojë atij aksesin në trajtim mjekësor të përshtatshëm që do të ndikonte në uljen e rrezikut që i kanoset jetës së këtij të dënuari, prandaj është e nevojshme ndjekja në rrugë ambulatore e gjendjes shëndetësore të kërkuesit Astrit Avdyli.

Por shëndeti nuk e pengoi Advulajn që t’i kthehej trafikut të drogës dhe dy vite më pas të arrestohej në kuadër të operacionit ‘Volvo 4’.

Ndërsa një vit pas daljes nga burgu u përgjua duke bërë edhe biseda për vota. Trupa gjykuese që i dha lirinë vrasësit trafikant, është dëbuar nga sistemi i drejtësisë nga vettingu.

Edmond Islamaj, u emëruar në qershor të vitit 2011 me votat e shumicës PD-LSI në Parlament, u shkarkua nga vettingu per çështjen e pasurisë.

Shkëlzen Selimi, emëruar në të njëjtën kohë me votat e PD dhe LSI, u shkarkua per lidhje dhe favorizime të krimineleve.

Artan Zeneli, emëruar në qershor të vitit 2011 me votat e PD-LSI, u shkarkua per pasurine. Te njejtin fat pati edhe Tom Ndreca, propozuar nga ish-presidenti Bujar Nishani.

Ndërsa Guxim Zenelajt i përfundoi mandati në vitin 2017 dhe ishte emëruar me propozim të ish presidentit Topi në vitin 2008./tch/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat