Tela me gjemba – Parlamenti i Shqipërisë ‘blindohet’ një orë para protestës

Shqipëria

Tela me gjemba – Parlamenti i Shqipërisë ‘blindohet’ një orë para protestës

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 18:55
Foto nga ngjarja

Godina e parlamentit është rrehtuar me gardh prej hekuri dhe tela me gjemba.

Në orën 19:00 pritet të nisë protesta e opozitës dhe në protestën e javës së kaluar situata u tensionua pikërisht para parlamentit.

Protestuesit hodhën mjete piroteknike drejt policisë e cila ishte e vendosur në oborrin e Kuvendit.

Policia e shtetit paralajmëroi se ka informacione shqetësuese dhe u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve të mos tejkalojnë kufijtë e ligjit.

Jo vetëm kaq u bën thirrje dhe organizatorëve të largojnë nga turma njerëz me maska apo me mjete të forta në duar. Policia deklaroi se do të kundërveprojë kundrejt çdo akti dhune.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat