Salianji: Vendimi i Metës është jo prej politikani, por prej shtetari!

Shqipëria

Salianji: Vendimi i Metës është jo prej politikani, por prej shtetari!

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 22:21
Ervin Salianji

Në lidhje me vendimin e presidentit Meta për të çdekretuar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve lokale reagon edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

 Sipas tij ky veprim nuk e zgjidh krizën politike, por i jep kohë zgjidhjes së saj.

Ai e konsideron në lartësinë e detyrës si President vendimin e kreut të shtetit.

“Vendimi i Presidentit të Republikës ishte në lartësinë e detyrës së institucionit që përfaqëson unitetin e kombit, vendimi është jo prej politikani por prej shtetari!

Vendimi nuk e zgjidh krizën por i jep kohë zgjidhjes së krizës e cila e detyroi  ndërhyrjen  institucionale të Presidentit.

Pikërisht mbrojtja e të drejtës së qytetarëve të cilët meritojnë alternativën e zgjedhjes është fryma që duhet të prevalojë në këtë moment krize historike për vendin”, shkruan Salianji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat