Rama i reagon sërish Metës: Zgjedhjet do bëhen më 30 qershor

Shqipëria

Rama i reagon sërish Metës: Zgjedhjet do bëhen më 30 qershor

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 23:22
Edi Rama dhe Ilir Meta

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish pas vendimit të Presidentit Meta për të ç’dekretuar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve lokale.

Pasi tha nga Berati që zgjedhjet do të mbahen, Rama reagon edhe në rrjetet sociale.

Ai shkruan me dy fjali se ato do të zhvillohen në 30 qershor, ashtu siç janë dekretuar.

“ZGJEDHJET DO TË BËHEN NË 30 QERSHOR!

Natën e mirë”, shkruan Rama.

Kujtojmë që vendimi i Metës solli një reagim të gjerë, opozita e përshëndeti ndërsa mazhoranca e quan nul.

Ai gjeti pasqyrim në mbarë median botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat