Zheji: Juristët e kanë këshilluar Ramën ta çojë dekretin e Metës në administrative

Shqipëria

Zheji: Juristët e kanë këshilluar Ramën ta çojë dekretin e Metës në administrative

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 06:46
Artur Zheji

Gazetari Artur Zheji në studion e lajmeve në RTV Ora lexoi mesazhin që i kishte mbërritur në telefon ku citohej se juristët e kanë këshilluar Ramën ta çojë dekretin e Presidentit Meta në administrative. 

Artur Zheji: Më vjen një informacion në këtë moment dhe ma përmbys të gjithë humorin dhe më thotë: "Zheji, PS do ta çojë shfuqizimin e dekretit të zgjedhjes nga ana e presidentit në Gjykatën administrative. Sepse e quan administrativ vendimin e presidentit. Këtë e ke të sigurtë sepse ja kanë këshilluar Ramës juristët e vet. Këtë veprim ai do ndërmarrë". 

Djali thotë më dhemb dhëmbi dhe ti e con tek veterineri. Po qe puna që ne me postin që kemi të të trokasim në derën e gabuar për vendimin e gabuar, këtu kuptojmë që ai që mendon se ngha kjo përplasje me çdo kusht me 30. Domethënë ky është gati ta cojë në një gjykatë tjetër, refuzon atë datë që armiku i tij paska vënë me datë 30, është dashuruar me datën 30 kaq fort, është bërë njësh me datën 30 dhe e do me çdo kusht. 

Tani si ka mundësi të bëjë një betejë PS nëse nuk është delejizuar totalisht që të ndjeki mbrapa një kryetar i cili thotë jo në datën 30 që e hoqi ai që e vuri, e dua prap. Kjo është një sedër prej njeriu jo të papërgjegjshëm, ose është një marrëzi duhet të mbarojë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat