Kume: Dekreti i Metës, mundësi për zgjidhjen e krizës. KQZ të ndërpresë punën

Shqipëria

Kume: Dekreti i Metës, mundësi për zgjidhjen e krizës. KQZ të ndërpresë punën

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 06:54
Kristaq Kume

Ish-kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, në një lidhje për Rtv Ora tha se dekreti i Metës për të anuluar datën e zgjedhjeve  është një mundësi për klasën politike që ti japë një zgjidhje krizës.

Ai tha se KQZ duhet të ndërpresë për punën për organizimin e procesit të zgjedhjeve  vendore.

Kume: KQZ duhet të ndërpresë punën për organizimin e procesit zgjedhor. Ashtu sikundër partitë duhet të ndërpresin fushatën elektorale. Akti i presidentit është mundësi e madhe që i jepet klasës politike për të zgjidhur situatën jashtëzakonisht të vështirë që jemi përballur si rezultat i keqsjelljes së klasës tonë politike në mënyrën si ka hartuar ligje dhe ka ndërhyrë në Kushtetutë. Le të trajtohet si mundësi për tu ulur dhe gjetur zgjidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat