Çdekretimi i 30 qershorit, Gjokutaj: Vendimi i Metës kushtetues në situatë të domosdoshme

Shqipëria

Çdekretimi i 30 qershorit, Gjokutaj: Vendimi i Metës kushtetues në situatë të domosdoshme

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 07:01
Genc Gjokutaj

Avokati Genc Gjokutaj në një lidhje telefonike në studion e lajmeve në RTV Ora teksa komentoi vendimin e presidentit Ilir Meta për çdekretimin e 30 qershorit si datë zyrtare për zhvillimin e zgjedhjeve lokale u shpreh se akti i Metës është kushtetues në një situatë të domosdoshme.

“Akti i presidentit të Republikës në dijeninë time bazohet në nenin 92/GJ e Kushtetutës ku ai dekreton, vendos datën e zgjedhjeve si të përgjithshme edhe vendore dhe sigurisht ai që e cakton datën mundet edhe ta revokojë mbi bazën e një arysetimi që në mënyrë shteruese do të komunikohet ditën e hënë. 

Unë e konsideroj një akt kushtetues në një moment koçal, të domosdoshëm për shoqërinë, kjo është e barabartë me heqjen e një tumori kushtetues, institucional. 

Ai i ka kursyer Shqipërië me atë të këtij vendimi një pal zgjedhje, të cilat ishin antikushtetues”. 

I pyetur nëse ka hapësira ligjore mazhoranca për ta kundërshtuar këtë vendim, Gjokutaj u shpreh se: “Ky është efekti boomerang sepse mazhoranca e zhbëri Gjykatën Kushtetuese, në një farë mënyre prishi xhaminë dhe tani nuk ka ku falet. Nuk ka ku të shkojë. I vetmi instrument ishte gjykata kushtetuese”.

Më tej drejtoresha e informacionit të RTV Ora, Beti Njuma e pyeti avokatin nëse mund ta ndalojë punën KQZ pas këtij vendimi të presidentit. Gjokutaj tha se “sonte duhet të ndërpritet fushata elektorale dhe KQZ-ja të ndërpresë të gjithë procesin zgjedhore. Këto janë pasojat e vendimit të presidentit. Jemi në një terren ku nuk kemi më zgjedhje lokale, se cdo të ndodhë më vonë do ta shohim sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat