Shehaj për RAI3: Sa të jetë Rama kryeministër s’mund të ketë zgjedhje të lira

Shqipëria

Shehaj për RAI3: Sa të jetë Rama kryeministër s’mund të ketë zgjedhje të lira

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 17:56
Agron Shehaj

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj nëpërmjet një postimi në “Facebook”, tregon se dje gjatë protestës së opozitës ka dhënë një intervistë për RAI3.

“Dje një ekip i RAI3 ndoqi protestën e opozitës kundër kapjes së qeverisë Rama nga krimi dhe shkatërrimit të demokracisë”, njofton Shehaj.

Ai tregon se gjatë protestës ka theksuar tre gjëra të cilat janë të numëruara në postimin më poshtë.

Postimi i plotë i Agron Shehajt:

Gjendja e Shqipërisë është shqetësimi kryesor dhe i përditshëm i mediave serioze europiane.

Dje një ekip i RAI3 ndoqi protestën e opozitës kundër kapjes së qeverisë Rama nga krimi dhe shkatërrimit të demokracisë.

Në një prononcim të shkurtër për ta, gjatë protestës, theksova tre gjëra:

Përpjekja jonë nuk është përpjekje për pushtet por për të ndryshuar rrënjësisht politikën dhe ekonominë e vendit, për t’i çliruar ato nga krimi, kundër oligarkëve dhe interesave korruptive.

Sa të jetë Edi Rama kryeministër nuk mund të ketë zgjedhje të lira, kurdo që të bëhen ato.

Drejtësia e vërtetë do të vijë kur politikanët e korruptuar dhe kriminelët nuk do të jenë më të pandëshkueshëm siç janë në regjimin e EdI Ramës, por do të dalin para drejtësisë siç del çdo qytetar i thjeshtë shqiptar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat