Anulimi i zgjedhjeve – Basha: Gjykimi i Europës po vjen - Bota Sot
Anulimi i zgjedhjeve – Basha: Gjykimi i Europës po vjen

Shqipëria

Anulimi i zgjedhjeve – Basha: Gjykimi i Europës po vjen

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 21:59
Lulzim Basha në protesta

Kreu i PD ka reaguar sërish pas vendimit të marrë nga presidenti Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve.

Ai thekson edhe një herë se ky vendim “u diktua nga bashkimi më i madh shqiptarëve për të mos pranuar kurrë më një proces monist dhe kriminal”.

Basha, në një shënim të lënë në Facebook, shprehet se Edi Rama “më kot po bën gjithçka për t’i shpëtuar gjykimit”, pasi po i vjen nga Europa dhe nga populli.

Deklarata e plotë

Shqiptarët dhe mbarë Europa është tronditur nga përgjimet e publikuara nga BILD, që faktuan se Rama është një kryeministër ilegjitim, se pushtetin nuk e mori me vota, por e mori me krimin dhe me bandat. Sot çdokush e di se në Shqipëri sundon një qeveri e zgjedhur nga mafia dhe jo nga populli.

Vendimi për anulimin e 30 qershorit u diktua nga bashkimi më i madh shqiptarëve për të mos pranuar kurrë më një proces monist dhe kriminal të bandës që sot ka ka vjedhur pushtetin dhe për të mbrojtur standartet dhe vlerat europiane.

Askush nuk duhet të ketë asnjë iluzion. Rama ka kapur çdo pushtet, ka vjedhur çdo qindarkë, ka përdorur çdo mjet për të manipuluar zgjedhjet në bashkëpunim me krimin. Ai është i zhytur në krim dhe i kapur nga krimi!

Më kot po bën gjithçka për t’i shpëtuar gjykimit. Gjykimi i Europës po vjen, gjykimi i popullit është i pashmangshëm! Kryeministri i Avdylajve do largohet! Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha e Shqipërisë për të gjithë shqiptarët! #ShqipëriaSiEuropa.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat