Vdekja e Rexhinës pas lindjes, ja çfarë thotë ekspertiza mjeko-ligjore

Shqipëria

Vdekja e Rexhinës pas lindjes, ja çfarë thotë ekspertiza mjeko-ligjore

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 10:59
Rexhina Debrova, gjeti vdekjen pak pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë me operacion në spitalin e Elbasanit.

Në muajin prill 25-vjeçarja Rexhina Debrova, gjeti vdekjen pak pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë me operacion në spitalin e Elbasanit.

Nga ekspertiza mjeko-ligjore, të kryer nga mjeku Admir Sinamati, rezulton se në trupin e së resë u konstatuan plagë operatore në regjionin e poshtëm të barkut si dhe shenja të veprimeve të tjera mjekësore.

“Nga këqyrja e brendshme u konstatua plaga operatore cezariane në mitër, shenjat e përgjithshme të asfiksisë karakterizuar me vazodilatacion, spazme të muskulaturës së lëmuar të rrugëve të frymëmarrjes si dhe reaksion të shtuar grandular të tyre.

Nga ekzaminimi mikroskopik i organeve u konstatua se prania e reaksionit eosinofilik në organe dhe edeme pulmonare akute. Shkaku i vdekjes së shtetases Rexhina Debrova ka qenë embolia amniotike”, thuhet në rezultatet e ekspertizës.

Ngjarja e rëndë ndodhi, ku e reja gjeti vdekjen pas ndërhyrjes cezariane për të sjellë në jetë vogëlushin. Nga ekspertiza mjeko-ligjore të kryer në trupin e nënës së re, rezultoi se gjithçka ka ndodhur për shkak të mpiksjes së gjakut.

Pas denoncimit të familjarëve për mjekim të pakujdesshëm, policia bëri arrestimin e mjekut reanimator Nikollaq Thano dhe të mjekut kardiolog, Mehmet Ibaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat