Anulimi i 30 qershorit, shtyhet me 2 orë mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve

Shqipëria

Anulimi i 30 qershorit, shtyhet me 2 orë mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 12:18
KQZ

Mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve e parashikuar të mbahet në orën 12:00 për të diskutuar mbi vendimin e Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve është shtyrë me dy orë.

Mbledhja është thirrur nga nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba dhe anëtari Bledar Skënderi në mbështetje të nenit 22 pika 2 e kodit zgjedhor dhe pritet të shqyrtohet dekreti.

Por i pranishëm në mbledhje do të jetë edhe kryetari, Klement Zguri, i cili për RTV Ora ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume, në një intervistë për RTV Ora tha se në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, mazhoranca nuk ka hapësira ligjore për të zhvilluar zgjedhjet e 30 qershorit por as për shkarkimin e Kreut të Shtetit.

Sipas Kumes, menjëherë pasi deklarata e Presidentit të marrë formën e dekretit, KQZ duhet të ndërpresë punën për organizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat