PS mbledh firmat për shkarkimin e Metës, ja çfarë parashikon Kushtetuta

Shqipëria

PS mbledh firmat për shkarkimin e Metës, ja çfarë parashikon Kushtetuta

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 13:25
Edi Rama

Partia Socialiste ka nisur mbledhjen e firmave për ti propozuar Kuvendit të Shqipërisë shkarkimin e Ilir Metës si President.  Mbledhja e firmave nga deputetët socialistë është bërë në Komisionin e Ligjeve. Nisja e procedurave erdhi menjëherë pasi Kreu i Shtetit firmoi anulimin e datës së zgjedhjeve vendore 30 qershor.

Po cilat janë procedurat për shkarkimin e Presidentit?

Procedurat për shkarkimin e Presidentit nisin me kërkesën e një të katërtës së deputetëve, ose 36 prej tyre, ndërsa vendimi duhet të merret me të paktën dy të tretat ose 93 vota, të cilat shumica e vetme nuk i ka.

Sidoqoftë, edhe nëse parlamenti e aprovon, fjalën e fundit do të duhet ta thotë Gjykata Kushtetuese, e cila për momentin është jashtë funkzionit, me vetëm 1 nga 9 anëtarët e saj.

Do ti takojë Gjykatës Kushtetuese në fund ashtu si ligjin e parashikon, por kjo nuk na heq ne të drejtën për të filluar shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Me 30 qershor do të kemi zgjedhje, data është 30 qershor deklaroi zonja Spiropali sot pas mbledhjes së kryesisë së PS-së.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat