Turqit tërhiqen, qeveria “hedh sytë” nga arabët për ndërtimin e aeroportit të Vlorës

Shqipëria

Turqit tërhiqen, qeveria “hedh sytë” nga arabët për ndërtimin e aeroportit të Vlorës

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 17:40
Aeroporti i Vlorës

Me ratifikimin e ligjit nga Kuvendit hapen procedurat për dhënien me koncesion të Aeroportit të Vlorës tek arabët pas tërheqjes së turqve. Këta të fundit u tërhoqën nga ndërtimi i aeroportit dhe më 22 prill Ministria e Infrastrukturës konfirmoi se afati i ligjit, që autorizonte qeverinë për negociimin e marrëveshjes me konsorciumin turk përfundoi pa firmosje kontrate.

Ditën e sotme Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, shqyrtoi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Mbretërinë e Arabisë Saudite, për shërbimet ajrore.

Me ratifikimin e ligjit nga Kuvendit hapen procedurat për dhënien me koncesion të Aeroportit të Vlorës tek arabët pas tërheqjes së turqve. Këta të fundit u tërhoqën nga ndërtimi i aeroportit dhe më 22 prill Ministria e Infrastrukturës konfirmoi se afati i ligjit, që autorizonte qeverinë për negociimin e marrëveshjes me konsorciumin turk përfundoi pa firmosje kontrate.

Një tjetër zhgënjim ka qënë edhe linja ajrore “Air Albania”, kompani fluturimi që u inagurua vetëm për propagandë. Ndërkohë që fluturimet normale shtyhen deri në ceritifikimin e kompanisë.

Tashmë qeveria shqiptare ka “kthyer sytë” nga arabët për të mbajtur premtimin ndërtimin e aeroportit të Vlorës të jepet me koncesion. Ajo që deri tashmë është e ditur, ka të bëjë me faktin se koncesioni do të jetë për 35 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat