“The Guardian”: Në Shqipëri vështirë të kalojë një muaj pa plasur një skandal i ri në qeverinë Rama

Shqipëria

“The Guardian”: Në Shqipëri vështirë të kalojë një muaj pa plasur një skandal i ri në qeverinë Rama

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 19:15
Edi Rama

Gazeta prestigjoze “The Guardian” i ka kushtuar një artikull të gjatë zhvillimeve politike në Shqipëri dhe situatës aktuale mes Bashkimit Evropian dhe mundësisë për të hapur negociatat.

Në shkrim nga ana tjetër vihet në dukje sesi në Shqipëri nuk kalon muaji pa dalë një skandal i ri në qeverinë Rama.

Gazetari Shaun Ëalker shkruan ndër të tjera: Vështirë të kalojë një muaj pa një skandal të ri që lidh ata që janë pranë pushtetit me figura kriminale. Një ish-ministër i brendshëm së shpejti pritet të dalë në gjyq për akuzat për trafik droge. Javën e kaluar, tabloidi gjerman Bild publikoi kaseta të zbuluara në të cilat dëgjohet një figurë famëkeqe e botës së krimit, duke diskutuar zgjedhjet e vitit 2017 me dy kryebashkiakë nga Partia Socialiste e Ramës”, shkruhet në artikull.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat