Shtyrja e zgjedhjeve, Voltana Ademi: Më 30 qershor nuk ka zgjedhje! Nuk dal nga zyra

Shqipëria

Shtyrja e zgjedhjeve, Voltana Ademi: Më 30 qershor nuk ka zgjedhje! Nuk dal nga zyra

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 21:15
Voltana Ademi dhe Edi Rama

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi mbështet vendimin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Deklaratën kryebashkiakja e bëri pas pjesëmarrjes së saj në panairin e artizanatit dhe zejtarisë në Shkodër.

Pavarësisht këmbënguljes se kryeministrit Rama se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor Ademi tha se s’do e lëshojë zyrën e saj pasi çdo vendim tjetër pas atij të Presidentit është i jashtëligjshëm.

Deklaratën e saj në media lokale pak ditë më parë se do të kishte dëshirë të gjuante me molotov por nuk di ta bëjë një gjë të tillë e sqaroi duke thënë se molotovi dhe mjete të tjera në protesta përdoren në mënyrë që zëri i opozitës të dëgjohet.

Kryebashkiakja Ademi u shpreh se është momenti që qeveria dhe kryeministri Rama të reflektojnë duke u tërhequr dhe duke dëgjuar zërin e opozitës së bashkuar dhe qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat