Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, krijohet Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë

Shqipëria

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, krijohet Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 21:26
Basha

Kryesia e PArtisë DEmokratike ka vendosur që të propozojë në Këshillin Kombëtar angazhimin e strukturave të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar në 61 Bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike. Burime nga PD bëjnë të ditur se Kryesia e Partisë Demokratike vendosi që t’i propozojë Këshillit Kombëtar të PDSH-së, angazhimin e strukturave të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar në 61 Bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.

Kjo Aleancë do të krijohet si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues.

Presidenti Ilir Meta shpjegoi sot arsyet pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejonte zgjedhje farsë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës.

Ky vendim i Metës u mor ditën e shtunë pak para nisjes së protestës së opozitës për të sjellë ndryshimin e kursit të situatës politike në vend. Opozita e përshëndeti këtë vendim, ndërkohë që PS ka nisur zyrtarisht procedurat për të shkarkuar Metën përmes një rezolute.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat