'Ulni kryet dhe dialogoni’/ Rama “tradhëtohet” nga aleati i tij: Ky është fillimi i rënies së shtetit

Shqipëria

'Ulni kryet dhe dialogoni’/ Rama “tradhëtohet” nga aleati i tij: Ky është fillimi i rënies së shtetit

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 21:41
Paskal Milo

Kreu i PDS Paskal Milo ka paralajmëruar rënien e shtetit demokratik. Sipas tij, palët politike duhet që të ulen në dialog.

Aleati i kryeministrit Edi Rama në zgjedhjet lokale Paskal Milo ka paralajmëruar rënien e shtetit demokratik.

I ftuar në “Open”, kreu i PDS-së tha nuk ka rrugë tjetër veçse palët politike të ulen në dialog.

“Ky është fillimi i rënies së shtetit, ne do të ndodhemi përpara situatave që do vënë në pikëpyetje balancat sociale. I bëj thirrje palëve mos e mbani kokën përpjetë, ulni kryet. Uluni në tavoninë. Për mua topin e ka në dorë maxhoranca dhe opozita. S’kanë rrugë tjetër. Kjo retorikë luftënxitëse është fatale’, tha Milo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat