Aksidentohet 12 vjeçari

Shqipëria

Aksidentohet 12 vjeçari

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 09:03
Foto

ELBASAN– Një fëmijë ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti. Mësohet se 12-vjeçari është përplasur nga një makinë e tipit “Hondai”, në fshatin Mengël të Elbasanit.

I mituri është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar.

Njoftimi i policisë Elbasan

Në fshatin Mengël, të Elbasanit, shtetasi E.P., banues  në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip ” Hondai” ka aksidentuar një fëmijë rreth 12 vjeç, i cili ndodhet  nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan,  për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat