Identifikohet personi i mbytur në det

Shqipëria

Identifikohet personi i mbytur në det

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 09:12
Durrës

Viktima është 86-vjeçari me iniciale N.P, i cili është identifikuar nga familjarët e tij.

Personi i cili u gjet i mbytur në detin Adriatik një ditë më parë është identifikuar. Mësohet se viktima është 86-vjeçari me iniciale N.P, i cili është identifikuar nga familjarët e tij.

Njoftimi paraprak i policisë:

Durrës/ Informacion Paraprak/ Më datë 10.06.2019, në lagjen nr.13,Durrës, është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, rreth 60 vjeç, 1.60 cm i gjatë dhe i veshur me rroba plazhi ngjyrë blu.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Po punohet për identifikimin e kufomës dhe shkakun e mbytjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat