Kërkesa e prokurorëve belgë për 3.4 mln euro në Toyota Yaris/ Burime nga PD: Lulzim Basha i gatshëm për të…

Shqipëria

Kërkesa e prokurorëve belgë për 3.4 mln euro në Toyota Yaris/ Burime nga PD: Lulzim Basha i gatshëm për të…

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 17:31
Lulzim Basha

Pas publikimit të lajmit se Prokuroria belge ka kërkuar të marrë dëshminë e kreut të Partisë Demokratike, në lidhje 3.4 milion euro të gjetura në automjete “Toyota Yaris”, burime nga kjo parti bëjnë me dije se Lulzim Basha shpreh gatishmërinë e plotë për të kontribuuar në hetimet e autoriteteve të drejtësisë belge.

“Zoti Basha është shprehur i gatshëm të dëshmojë për të ndihmuar në zbardhjen e lidhjeve kriminalo-politike në aferën e pastrimit të miliona eurove me garanci politike të përfaqësuesve të lartë të pushtetit”, thanë burimet nga Partia Demokratike.

Letër porosia ka ardhur qe ne maj dhe është duke u shqyrtuar nga dy prokuroret e dosjes ne Shqipëri. Prokuroria belge është duke hetuar 12 persona për ngjarjen ne fjalë dhe kërkon të pyetet edhe kreu i PD-së, në lidhje me informacionin që ka dhënë publikisht.

Basha paralajmëroi i pari vitin e shkuar në Parlament për ardhjen e sasive të mëdha të parave nme “Toyota Yaris”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat