Juncker krah Ramës: Zgjedhjet në Shqipëri duhet të mbahen

Shqipëria

Juncker krah Ramës: Zgjedhjet në Shqipëri duhet të mbahen

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 20:56
Konferenca per media

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker tha se zgjedhjet në Shqipëri duhet të mbahen. Në konferencë me kryeministri Rama nga Brukseli, ai tha se nëse kjo nuk ndodh mund të ndikojë në perspektivën evropiane të Shqipërisë.

Jean-Claude Juncker:  Unë nuk dua të ndërhyj në këtë proces zgjedhor. Unë kam ndarë pikëpamjet e mia. Zgjedhjet duhet të ndodhin. Qytetarët duhet të shprehen me votë për bindjet e tyre, por ne nuk do të interferojmë në këtë proces. Zgjedhjet duhet të mbahen dhe nëse nuk mbahen mund të ndikojnë në perspektiven evropiane të Shqipërisë.

Rama nuk foli gjatë për zgjedhjet, por tha se ato duhet të mbahen.

Edi Rama: Zgjedhjet duhet të mbahen në kohë. Nuk duhet të ketë shtyrje afatesh të zgjedhjeve dhe kjo është për tu përshëndetur aga ana juaj.

Presidenti i KE tha se Shqipëria meriton hapjen e negociatave, ndërsa kërkoi bashkëpunimin e palëve politike.

Jean-Claude Juncker: Shqipëria është gati për hapin e radhës, prandaj i kemi kërkuar Këshillit të hapë bisedimet. Ka disa pengesa për ti kaluar.

Autoritetet shqiptare kanë plotësuar kërkesat. Nëse i kërkojmë një vendi të bëjë këtë apo atë dhe ai i bën ne nuk duhet ti themi jo aspiratave.

Unë jam në favor për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Shqipëria ka plotësuar kërkesat por nuk është sekret se disa vende kanë dyshime. E kam siguruar kryeministrin se do të mbroj çdo deklaratë të raportit tonë.

Puna nuk ndalon në qershor,. Pavarësisht vendimit të këshillit të BE. Shqipëria do të vazhdojë me reformat.

 Rëndësia e unitetit politik për të arritur qëllimet e një kombi, siç është Shqipëria të gjitha partitë duhet të angazhohen në institucionet demokratike

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat