“Juncker njihet që fjalitë i lëshon sipas avujve të alkoolit”, Ylli Rakipi: Rama është i zoti të marrë qoka - Bota Sot
“Juncker njihet që fjalitë i lëshon sipas avujve të alkoolit”, Ylli Rakipi: Rama është i zoti të marrë qoka

Shqipëria

“Juncker njihet që fjalitë i lëshon sipas avujve të alkoolit”, Ylli Rakipi: Rama është i zoti të marrë qoka

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 21:59
Ylli Rakipi

“Juncker njihet që fjalitë i lëshon sipas avujve të alkoolit”, kështu i ka komentuar gazetari i njohur Ylli Rakipi, deklarata e dhëna sot nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.

I ftuar në emisionin Dritare me Rudinën” në News 24, ku u komentua situata politike në vend dhe përplasja midis Presidentit dhe kryeministrit për datën e  zgjedhjeve, Rakipi tha se “Rama është i zoti të marrë qoka”.

“Vizita e Ramës vjen në një ditë të keqe, bëhet për të marrë ndonjë benefit. Ndërsa Juncker njihet që fjalitë i lëshon sipas avujve të alkoolit. Ai e ka mbaruar funksionin, pritet ta zëvendësojë dikush tjetër. Rama është në fund të krediteve të veta dhe kërkon të takojë këta pleqtë e Europës. Megjithatë mund të them se Rama është i zoti të marrë qoka”, tha Rakipi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...