Shalsi citon vendimin: Kolegji Zgjedhor merr atributet e Gjykatës Kushtetuese

Shqipëria

Shalsi citon vendimin: Kolegji Zgjedhor merr atributet e Gjykatës Kushtetuese

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 22:44
Eduart Shalsi

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduart Shalsi në një lidhje telefonike për emisionin "Tempora"  sqaroi se vendimit të Presidentit Ilir Meta për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve, i jepet fjala e fundit nga Gjykata administrative dhe Kolegji Zgjedhor, i fundit ky që merr atributet e Gjykatës Kushtetuese.

Pjesë nga biseda në studio: 

Meço: Kush e garanton një vendim të Presidentit kur ai e ka natyrën legjislative? Kush e jep fjalën e fundit? 

Shalsi: Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2017 që thotë: 'Kemi një akt administrativ individual, i cili mund të apelohet në Gjykatën administrative, ose në rastin konkret, meqënëse kemi të bëjmë me një proces zgjedhor, në Kolegjin Zgjedhor. 

Meço: Pra është çuar në Gjykatë Kushtetuese. 

Shalsi: Koligji Zgjedhor merr në rastin konkret atributet e Gjykatës. Gjykata Kushtetuese në rast se do lexoni me kujdes vendimin. 

Meço: Një forcë politike ka goditur vendimin dhe e ka cuar në Gjykatë Kushtetuese. 

Shalsi: Cfarë thotë Gjykata Kushtetuese? Thotë që nuk mund të shprehemi për akte administrative individuale. Raste të tilla mund të shkojnë pranë Gjykatës administrative ose në rastin Konkret në Kolegjin Zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat