Shtyhet për të pestën herë seanca gjyqësore për anëtarin e vetëm të grupit të Habilajve që gjykohet në Shqipëri, Armando Koçerri.
Shkak për shtyrjen e seancës ishte mos njoftimi me anë të leterporosive të të pandehurve që gjykohen në Itali dhe mungesës së avokatëve mbrojtës të të pandehurve.
Në Katania të Italisë po gjykohen anëtarët e grupit, Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Armando Sulaj, Meridian Sulaj, Nezar Seitaj, Fatmir Minaj, Trigrens Mëzyrajm dhe Sabuadin Çelaj.
Ky i fundit është rishpallur në kërkim pasi ka thyer masën e sigurisë të dhënë nga gjykata italiane, atë të arrestit shtëpiak. Seanca e radhës për gjykimin e grupit Habilaj është vendosur me datë 26 qershor.