PS heq dorë nga shkarkimi i Ilir Metës? - Bota Sot
PS heq dorë nga shkarkimi i Ilir Metës?

Shqipëria

PS heq dorë nga shkarkimi i Ilir Metës?

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 00:18
ilir Meta

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduart Shalsi në një lidhje telefonike për emisionin "Tempora"  i pyetur nga gazetarja Sonila Meço nëse do të votojnë të enjten për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, nuk dha një përgjigje të prerë, por ftoi qytetarët të ndjekin seancën parlamentare.

Nëse bëhet fjalë për një tërheqje të qeverisë apo jo nga shkarkimi i Metës, kjo mbetet për tu parë.

Pjesë nga biseda në studio: 

Shalsi: Duhet ta ngrejmë nivelin e debatit në realisht çfarë nuk shkon  në Shqipëri. Sepse realisht ato që po thuhen nëpër banaqe nuk janë ato që po shqetësojnë shqiptarët. Ndaj kriza është e stisur.

Meço: Jua lëmë shqiptarëve që ta thonë atë që i shqetëson. Do ta kërkoni shkarkimin e Ilir Metës të enjten.

Shalsi: Ditën e enjte kemi parashikuar një mocion me debat. Është caktuar një minutazh i caktuar ku forcat  në mazhorancë dhe opozitë, do të flasin.

Meço: Ju do të nisni procedurat si mazhorancë për shkarkimin e presidentit të Republikës, ditën e enjte,. Po apo jo?

Shalsi: Duroni deri të enjtën. Ndiqni seancën parlamentare të së enjtës. Do keni kohë të kuptoni edhe se çfarë do bëhet. E rëndësishme është që duhet të flasim për reformën në drejtësi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...