Bylykbashi: Rama nuk mund të përcaktojë me VKM datën e zgjedhjeve - Bota Sot
Bylykbashi: Rama nuk mund të përcaktojë me VKM datën e zgjedhjeve

Shqipëria

Bylykbashi: Rama nuk mund të përcaktojë me VKM datën e zgjedhjeve

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 00:22
Oerd Bylykbashi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i ftuar në emisionin “Tempora” u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk mund të përcaktojë me Vendim të Këshillit të Ministrave datën e zgjedhjeve.

Bylykbashi: Mirë apo keq zgjedhjet në Shqipëri bëhen me dekret preaidenti nuk bëhen me akte të tjera. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese është ajo  gropa e madhe nën themele që po bën zhvendosjen e dheut poshtë themelit, por nuk po mbushet. Tani themeli i ngrehinës parlamentare është thyer. Tani detyrohet Presidenti të luajë rolin e Gjykatës Kushtetuese, sepse po atë ishte aty do ishim duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për 1,2,3 arsye. 

Dekreti i djeshëm i P:residentit i hoqi Ramës një alibi, që 30 qershori është një datë kushtetuese. 30 qershori nuk është më. Nuk mund të cohet kryetari i një partie i madh apo i vogël dhe të thotë zgjedhjet i caktoj unë. GJithashtu nuk i cakton dot kryeministri. Kryeministri ka zero zë në kapitullin e manaxhimit të zgjedhjeve. Ka rol ndihmës të rëndësishëm si qeveri për të garantuar një seri infrastruktuyrash që i duhen zgjedhjeve, por nuk ka rol drejtues dhe vendimarrës. Nuk cakton ai me VKM datën e zgjedhjeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...