Jemi në qershor por Junker ngatërron muajin: Zgjedhjet në Shqipëri në prill, gazetarët qeshin

Shqipëria

Jemi në qershor por Junker ngatërron muajin: Zgjedhjet në Shqipëri në prill, gazetarët qeshin

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 07:20
Jean Claude Juncker

Ka pasur një moment të pikant në konferencën për shtyp mes Edi Ramës dhe Jean Claude Juncker këtë të martë, 11 qershor,  në Bruksel. 

Duke folur per zgjedhjet ne Shqiperi, Presidenti i Komisionit Evropian tha se ato jane parashikuar te mbahen ne prill

Menjëherë ndërhyri Rama duke i thënë që “zgjedhjet mbahen në qershor”.

Dikush perpiqet tia kujtoje se jemi ne qershor pasi Junker shtoi:  Ah po, prilli ishte muajin e fundit pas muajit të fundit…

(Gazetarët qeshin)

Si per te ndrequr gabimin tha: Mezi pres te shoh Shqiperine qe ben progres prandaj ngaterrova prillin me qershorin.

Ky incident i shtohet Junker ne vazhden e incidenteve te tjera gjate karrieres ne krye te KE.

Në përfundim të konferencës mes të dyve, Rama i ka zgjatur dorën Junckerit, kurse ky i fundit i është afruar dhe e ka puthur në faqe. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat