Cili do të jetë fati i Presidentit Ilir Meta? Kushtetuta shkruan fatin e tij - Bota Sot
Cili do të jetë fati i Presidentit Ilir Meta? Kushtetuta shkruan fatin e tij

Shqipëria

Cili do të jetë fati i Presidentit Ilir Meta? Kushtetuta shkruan fatin e tij

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 07:23
Ilir Meta

Kushtetuta kërkon Parlament me 140 deputetë, por sot  në Kuvend janë plot 19 karrige bosh.

Presidenti shkarkohet me 93 vota, nga 140 të Kuvendit. Por sot në Kuvend socialistët në siglën e tyre kanë 74 mandate.

Vendimi i Kuvendit certefikohet nga Gjykata Kushtetese është ajo që vulos shkarkimin ose jo të kryetarit të shtetit.

Sot kushtetuesja është jashtë funksionit. Nuk ka asnjë anëtar me mandat dhe plotësimi i saj kërkon 3 propozime Presidenti, 3 nga Gjykata e lartë dhe 3 nga Kuvendi.

Kur presidentit tentohet t’i hiqet mandati, Gjykata e Lartë është jashtë funksionit si mund të plotësohet kushtetuesja me anëtarë?

Pa Gjykatë Kushtetuese Presidentit s’mund t’i hiqet mandati dhe pa President s’mund të ketë Gjykatë Kushtetuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...