Greqia kërcënon hapur integrimin e Shqipërisë në BE, ja kushti i bërë publik nga Tsipras

Shqipëria

Greqia kërcënon hapur integrimin e Shqipërisë në BE, ja kushti i bërë publik nga Tsipras

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 07:54
Alexis Tsipras dhe Edi Rama

Greqia ka shprehur per herë të parë kushtin që ka ndaj Shqipërisë për anëtarësimin e në Bashkimin Europian.

Kryeministri grek Alexis Tsipras, ndërsa pritet të mbahen zgjedhjet e parakohshme, ka prezantuar programin e partisë që ai drejton, Syriza, ku veç të tjerash, ka folur edhe për diplomacinë e Greqisë dhe raportet me shtet me fqinje.

“Të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri për herë të parë përcaktohen si kriter për hyrjen në Bashkimin Europian”, ka deklaruar ai sa i takon Shqipërisë, si kusht për tu anëtarësuar në BE.

Greqia ka kërkuar vazhdimisht respektimin e të drejtave të minoritetit grek dhe të pronave të tyre, sidomos në zonën e Himarës, si një nga kriteret për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Por, për herë të parë kjo pikë është konkretizuar në programin elektoral të Syrizas, e cila e konsideron kusht në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat