Cakaj takon homologun italian: Italia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave - Bota Sot
Cakaj takon homologun italian: Italia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave

Shqipëria

Cakaj takon homologun italian: Italia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 09:22
Gent Cakaj ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Italisë, Moavero Milanesi

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Italisë, Moavero Milanesi. Takimi është zhvilluar Trieste, në margjina të mbledhjes së Inicativës të Evropës Qendrore.

Cakaj ka shkruar në Facebook se nga ky takim me Milanesin kanë dalë katër mesazhe të rëndësishme dhe një prej tyre është mbështetja e Italisë për hapjen e menjëhershme të negociatave të Bashkimit Evropian me Shqipërinë.

Më poshtë postimi i tij i plotë:

Në margjina të mbledhjes të Inicativës të Evropës Qëndrore në Trieste, edhe një takim bilateral me Ministrin e Jashtëm të Italisë, z. Moavero Milanesi

Katër mesazhe të rëndësishme nga takimi i sotëm:

1. Shqipëria dhe Italia mbeten të përkushtuara për ta forcuar angazhimin dypalësh në të gjitha fushat e interesit të ndërsjelltë;

2. Shqipëria dhe Italia do të thellojnë bashkëpunimin e dyanshëm në shërbim të forcimit të Inicativës së Evropës Qëndrore;

3. Italia mbështet hapjen e negociatave për anëtarësim në BE menjëherë sipas rekomandimit të Komisionit Evropian;

4. Shqipëria dhe Italia do të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në kuadër të Trojkës dhe në funksion të Kryesisë Shqiptare të OSCE në 2020;

Shqipëria dhe Italia mbesin partnerë të pazëvendësueshëm strategjik dhe politik për njera-tjetrën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...