Ndryshimi i hartës territoriale, Panariti: Manovër abuzive - Bota Sot
Ndryshimi i hartës territoriale, Panariti: Manovër abuzive

Shqipëria

Ndryshimi i hartës territoriale, Panariti: Manovër abuzive

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 09:40
Edmond Panariti

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka komentuar ndryshimet në hartën territoriale të Shqipërisë, të miratuar nga Kuvendi në vitin 2016 dhe me vendim të marrë disa ditë më parë nga Qeveria.

Në një postim në Facebook, Panariti shkruan se ndryshimi i kufijve bashkiake me VKM dhe pa ligj, sidomos pranë zgjedhjeve, synon ‘ripaketim’ të votuesve në dëm të opozitës.

‘Salamandren’ e zgjedhjeve me ndryshim të kufijve e kanë zbuluar dhe denoncuar amerikanet që para 200 viteve!

Prandaj ‘korrigjimi’ i kufijve administrative bashkiake prane zgjedhjeve , synon deformim të votes! ……. Ndryshimi i kufijve bashkiake me VKM dhe pa ligj, sidomos prane zgjedhjeve, synon ‘ripaketim’ të votuesve brenda dhe jashtë njesise administrative për të ‘holluar’ dhe neutralizuar efektin e votave të opozitës.

Kjo njihet si nje manover abuzive sidomos në garen në maxhoritar për zgjedhjen e kryetareve të Bashkive! Quhet efekti ‘salamander’ e cila u zbatua në vitin 1812 nga guvernatori Elbridge Gerry për avantazhe elektorale.

Në ‘shkencen’ e zgjedhjeve me hile, ky fenomen njihet me termin ‘Gerrymandering’ , shkurtim i epitetit Gerry Salamandra.’-shkruan Panariti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...