Data e re e zgjedhjeve, Meta nis konsultimet me partitë politike

Shqipëria

Data e re e zgjedhjeve, Meta nis konsultimet me partitë politike

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 12:08
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta

Pas konferencës për shtyp, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta mësohet se do nisë konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve. Takimet e para do të nisen sot në orën 19:00 me krerët e partive të Grupimit të Qendrës së Djathtë. Takimet nisin fill pas vizitës në Kosovë ku Presidenti Meta do të marre pjesë në festimet e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Grupimi i Qendrës së Djathtë janë partitë e para që kanë kërkuar takim me Metën.

Në daljen e dytë për mediat, Presidenti i Shqipërisë, Meta komentoi vendimin e dekretit që anulon zgjedhjet e 30 qershorit, si një formë për të shmangur konfliktin më 30 qershor, datë për të cilën tha se palët politike po e konsideronin si betejë për jetë a vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat