Gjermanët “godasin” nga Tirana: Jo të gjithë në BE janë entuziastë për integrimin

Shqipëria

Gjermanët “godasin” nga Tirana: Jo të gjithë në BE janë entuziastë për integrimin

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 16:01
Josip Juratoviç

Gjatë konferencës për shtyp në Shqipëri, Josip Juratoviç, kryesuesi i delegacionit të deputetëve gjermanë tha se situata aktuale do të luajë rol në vendimmarrjen e Bashkimit Europian.

“Duke qenë se në pjesën më të madhe të vendeve të BE janë parlamentet që vendosin për çeljen e negociatave, kemi nevojë të mbledhim sa më shumë argumente, në mënyrë që të bindim sa më shumë prej këtyre vendeve që Shqipëria është pjesë integrale e Europës.

“Por jo të gjithë qytetarët në BE janë entuziastë për një zgjerim të mëtejshëm të unionit. Nga ana tjetër më duhet të them se edhe në Shqipëri, apo rajon, nuk janë të gjithë njëlloj entuziastë për këtë. Thirrja ime drejtuar demokratëve, pavarësisht se cilës parti i përkasin, është që të japin shembuj sa më të mirë, në mënyrë që ne demokratët e Europës, të japim sa më shumë argumente pro jush”, shtoi ai.

Delegacioni i deputetëve të Bundestagut përbëhej që kryesohet nga Josip Juratovic, anëtar i Bundestag-ut dhe Kryetar i Grupit Parlamentar (SPD), Renata Alt, anëtare e Bundestag-ut dhe zv/kryetare e Grupit Parlamentar (FDP) dhe Hansjörg Müller, anëtar i Bundestag-ut dhe anëtar i Grupit Parlamentar kanë mbajtur një deklaratë për mediat pas takimeve në Shqipëri.

“Kemi pasur kontakte me përfaqësues të parlamentit, komisioneve parlamentare, kryeministrin Rama, ministren e Drejtësisë dhe të Brendshmin për një panoramë të plotë të vendit dhe reformave. Për ne ka qenë e rëndësishme të mësojmë ecurinë e reformave për të ditur sa e përgatitur është Shqipëria për negociatat. Shqipëria dhe i tërë rajoni është oborri i brendshëm i BE-së dhe duhet të jetë pjesë e këtij unioni. Për mua, demokracia është një komunitet vlerash. Janë punë të brendshme të vendit. Por, kam kuptuar se ky vend ka një Kushtetutë dhe Kushtetuta është baza e një vendi.

Në Gjermani Kushtetuta vlen si baza dhe për këtë arsye kam besim te ajo që përcakton Kushtetuta. Nëse Kushtetuta parashikon që zgjedhjet duhet të zhvillohen në një moment të caktuar, ato duhet të zhvillohen në këtë moment. Sepse vetëm në këtë mënyrë, vetëm duke u bazuar në Kushtetutë… Dhe unë konsideroj që demokracia përfaqësuese në formatin e parlamentit është organi më i lartë demokratik. Zgjedhjet përfaqësojnë konkurrencën mes partive politike. Secila parti ka të drejtën e saj për të marrë pjesë ose jo, do të jenë zgjedhësit se çfarë është bërë mirë apo keq. Zgjedhësit në Shqipëri dhe shoqëria është e informuar mirë se çfarë do apo nuk do dikush. Situata aktuale do të luajë një rol në vendimmarrjen e Këshillit dhe duke qenë se në pjesën më të madhe të vendeve të BE-së janë parlamentet që vendosin. Jo të gjithë qytetarët në BE janë entuziastë për zgjerimin e unionit. Kush pengon procesin e integrimit pengon ata që besojnë në vlerat demokratike” tha Josip Juratovic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat