Deputetja e PS tregon çfarë do ndodhe nesër në Parlament: Nuk shkarkohet Presidenti

Shqipëria

Deputetja e PS tregon çfarë do ndodhe nesër në Parlament: Nuk shkarkohet Presidenti

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 17:06
Mirela Kumbaro

Deputetja e PS, Mirela Kumbaro thotë se nesër nuk do të shkarkohet Presidenti i Republikës, por  thjesht do të prezantohet një draft rezolutë, mbi të cilin do të debatohet.

Kumbaro tha se shkarkimi i postit të Presidentit nuk ndodh në një ditë, por janë procedura të parashikuara nga rregulloret e Kuvendit dhe Kushtetuta.

Mirela Kumbaro: Nesër nuk ndodh shkarkimi i askujt, nesër propozohet një draft rezolutë, e cila në fakt përmban tema dhe pika të rëndësishme që do të ngjallin edhe për çka do të bëhet debati. Do të jetë një debat intensiv dhe pastaj gjithë proceset e tjera do të ndjekin logjikën e tyre. Ajo që është e rëndësishme nesër është që në foltoren e Kuvendit të diskutohet gjerë e gjatë dhe përballë publikut të gjitha kontestimet që PS ka lidhur me veprimet e fundit të Presidentit.

Pyetje: PS ka nisur edhe mbledhjen e firmave për kërkesën për shkarkimin e Presidentit, tani çfarë ka ndodhur, ka një lloj tërheqje apo kjo procedurë do të vazhdojë?

Mirela Kumbaro: Jo nuk ka tërheqje, ka një proces. Edhe sikur të ishim në një situatë hipotetike apo edhe letrare po të doni shkarkimi i postit të Presidentit nuk ndodh në një ditë. Janë procedura të parashikuara nga rregulloret e Kuvendit dhe Kushtetuta dhe do të ndiqen ato hapa. Ajo që ndodh nesër është debati parlamentar që do të ketë si bosht kryesor gjithë platformën e parashikuar nga draft rezoluta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat