Balla: Zgjedhjet në 30 qershor, nuk i ndal dot askush

Shqipëria

Balla: Zgjedhjet në 30 qershor, nuk i ndal dot askush

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 17:07
Taulant Balla

Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, njëherësh dhe drejtues politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla deklaroi nga Gramshi se zgjedhjet do të zhvillohen në 30 Qershor dhe nuk mund t'i ndalë as Luli e Berisha dhe as Monika e Meta.

“Zgjedhjet do të mbahen në 30 Qershor dhe nuk e luan topi. Luljeta Dollani në krye të Gramshit do të mbahet mend se e transformoi Gramshin. Luli i Saliut në krye të Bashkisë së Tiranës do të mbahet mend vetëm se flinte gjumë. Një kokërr gjumashi që edhe Ilir Meta, këto ditë është inatosur me të sepse tha “unë e bëra punën time, ai fle gjumë. Unë e anulova dekretin, ai fle gjumë.” Pavarësisht se Iliri bëri një vrimë në ujë se ai ç’dekret nuk ekziston në Kushtetutë dhe sigurisht në 30 Qershor do të bëhen zgjedhjet”, tha Balla.

Sipas Ballës, Edi Rama është sot politikani që gëzon mbështetjen më të madhe nga të gjithë shqiptarët dhe këtë e dinë fort mirë edhe Ilir Meta edhe Saliu.

“Arsyeja pse i gjithë sulmi politik bëhet kundër Kryeministrit, kundër Edi Ramës është pikërisht kjo mbështetje mbarëpopullore që Edi Rama ka në të gjithë Shqipërinë”, shtoi ai.

Më tej gjatë fjalë së tij, Balla tha se Edi Rama do të vazhdojë të jetë Kryeministër i Shqipërisë edhe pas zgjedhjeve të vitit 2021, ku PS do t’i fitojë ato zgjedhje me një shumicë më të thellë se ato të 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat