Data e re e zgjedhjeve, nis takimi në Presidencë me aleatët e PD

Shqipëria

Data e re e zgjedhjeve, nis takimi në Presidencë me aleatët e PD

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 19:33
Foto nga takimi

Ndonëse mazhoranca socialiste refuzon të njohë dekretin për shfuqizimin e 30 qershorit, në Presidencë ka nisur takimi midis Ilir Metës dhe aleatëve të Partisë Demokratike për të përcaktuar një datë të re për zgjedhjet lokale.

Në zyrën e kreut të shtetit kanë mbërritur Dashamir Shehi, Vangjel Dule, Agron Duka dhe Arjan Madhi (PR).

Grupi i Qendrës së djathtë ka propozuar më parë shtyrjen me gjashtë muaj të zgjedhjeve lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat